PD interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes: Bazat ushtarake po i jepni për projekte turistike, Ministri: Spekulim! Nuk është mëkat të jepen me qira

30 Maj 2022, 12:21

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Interpelanca ka të bëjë me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Ferdindand Xhaferrajt qeveria shqiptare po jep bazat ushtarake detare dhe ajrore për projekte turistike.

‘Në kushtet e mungesës së transparencës lidhur me gjithçka ka ndodhur në bazat ushtarake.’- tha Xhaferraj.

Përgjigjen e mori nga ministri Niko Peleshi, i cili tha se e gjithë interpelanca është spekulative dhe se tha se nuk është dhënë asnjë pronë me qira. Sipas Peleshit nuk ka asnjë mëkat apo paligjshmëri nëse japin prona me qira. Teksa u ndal në bazat ushtarake, Peleshi tha se prona e dhënë në Urën Vajgurore, për investim i është kërkuar ministrisë së Ekonomisë që të prishë kontratën pasi nuk kryer investimin.

Peleshi: Nxorët një video që ne e themi me krenari. Baza e Kuçovës është kryer në një bazë taktike të NATO-s. Është një zhvillim dhe një ngjarje për sigurinë tonë kombëtare. Ne nuk i vëmë shumë mbiemra politikë këtu bazave. Po spekuloni. E gjithë interpelancë është spekulative që në fillim. Ke të drejtë të thuash mungesë transparence kur ke kërkuar informacion dhe nuk keni marrë përgjigje.