PD kërkoi shkarkimin e Shahinit për skandalin seksual në Fier/ Ministria: Qërim hesapesh politike! Janë marrë të gjitha masat

26 Shkurt 2020, 19:45

TIRANË- Ministria e Arsimi hedh poshtë pretendimet e PD-së se nuk kanë marrë asnjë vendim pas skandalit në shkollën e muzikës në Fier, ky dy mësues u kërkonin favore seksuale nxënëseve.

Ata bëjnë me dije se janë marrë masat ku të gjithë personat përgjegjës janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht, ndonëse është janë ende të dyshuar. Një informacion i tillë, thekson ministria, nuk është trumbetuar në media për të mbrojtur personat e dëmtuar, në këtë rast nxënëset, por është tregues i qartë sipas tyre për seriozitetin që kanë treguar lidhur me këtë ngjarje, ndryshe nga sa PD-ja pretendon.