PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, por çfarë thotë vendimi i vetë Gjykatës Kushtetuese për ‘çështjen Leskaj’: Familjarët nuk janë në juridiksionin tonë

24 Qershor 2022, 14:47

Në Kuvendin e Shqipërisë u mblodh sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar një kërkesë të Partisë Demokratike për të hequr mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Por në fakt Gjykata Kushtetuese e ka një vendim për një çështje thuajse identike.