PD letër SHBA-BE: Kryebashkiakun e PS-së Agron Malaj e kap dekriminalizimi, KQZ-ja ta shkarkojë

12 Qershor 2020, 15:11

TIRANE-Partia Demokratike përmes një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të cilën vë në dijeni edhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, kërkon mbledhjen për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për kryebashkiakun socialist Agron Malaj.  Demokratët në letrën që u kanë dërguar edhe dy ambasadorëve parashtrojnë edhe rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, përkatësisht të sektorit të dekriminalizimit për funksionarin Agron Malaj.