Lideri demokrat Lulzim Basha ka përmbyllur pas tre orësh protestën e opozitës, me një fjalim në selinë blu.
"Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka dëgjuar le ta dëgjojë: Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë mirë dhe qartë zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptarë, për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit dhe korrupsionit, për t'i kthyer qeverisjen cdo shqiptari, dhe nuk do të ndalet derisa ta bëjë realitet. Askush në këtë kryengritje nuk është këtu për karrige, e pushtet, e aq më pak për pazare, por për t'i dhënë fund njëherë e mirë pazareve në kurriz të demokracisë. I vetmi pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallë, kopja më e shëmtuar e pazarit të Milotit që po e merr përpara revolta e bashkuar qytetare. Shpresa për një ndryshim të vërtetë fillon me largimin e kryehajdutit Edi Rama, por nuk mbaron aty, të gjithë i kemi borxh ta çlirojmë nga të gjitha të këqijat që e mbërthejnë këtë vend. Zotohem para jush qytetarë, që zgjoheni herët në mëngjes për të ardhur në protestë, që ikni me buzë të thara e pa ngrënë por me zemrën plot shpresë dhe vendosmëri se nuk ka forcë mbi tokë tju tradhtojë ju ta tradhtojë këtë lëvizje. Do bëhet realitet verdikti juaj për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne që kurrë nuk na braktisët në betejat për demokraci nuk do t'ju braktisim në ëndrrën tuaj më të bukur për liri evropiane, demokraci dhe mirëqenie evropiane këtu në Shqipëri. Kjo është beteja për të cilën çohemi çdo mëngjes, dhe do të vazhdojë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë nga grushti i shtetit që ka shkatërruar parlamentin", tha Basha