Banorët në Kurbin, Shkodër, Korçë, Fier, Vlorë, Kavajë dhe në Durrës të mbështetur nga Partia Demokratike janë ngritur në protestë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë. Banorët e Kurbinit, por edhe në rrethet e tjera kanë veshur jelekë të verdhë si protestuesit në Francë duke protestuar kundër qeverisë.
Në Milot u bllokua rruga e Kombit për rreth 30 minuta nga ora 15:00-15:30. Ndërkohë që në orën 16:00 nisën protestat në rrethet e tjera duke bllokuar rrugët kryesore deri në orën 17:00. Kjo ishte dita e dytë e protestës në rrethe (shiko këtu), që mbështetet nga PD dhe partitë e tjera të opozitës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave duke akuzuar Lulzim Bashën. “Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi;bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja” thotë Rama.
PD mobilizon protesta në rrethe, bllokim rrugësh dhe djegie gomash, Rama-Bashës: E katandise opozitën
No videos found.