PD: Në kulmin e krizës nga koronavirusi, qeveria tender 411 mln lekë për zyrat e administratës së 'Traumës'

29 Mars 2020, 21:00

TIRANE-Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzon kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij ka tenderuar 411 milionë lekë për zyra, në kushtet kur vendi është në kulmin e krizës së pandemisë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Alibeaj thotë se ky tender 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë. “Spitalet tani nuk kanë nevojë për kulltuqe të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet.  Pas hedhjes të 29 milionë eurove për beton, tenderi i rregullimit të zyrave të spitalit të Traumës është një nga provat e shumta të papërgjegjshmërisë të Edi Ramës.  Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse”, shkruan Alibeaj.

    No videos found.