PD në Thumanë sjell denoncimin e qytetarëve: Dua shtëpi jo vilë! Ndihmat për tërmetin selektive

5 Shtator 2020, 10:17

Ndalesa e radhës e Partisë Demokratike, për denoncimet e përditshme, është Thumana, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ish- deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka shkuar në banesën e dy familjeve, të cilët shprehen se nuk kanë marrë ndihma pas tragjedisë që "iu ra mbi kokë", teksa pretendojnë se ndihmat janë shpërndarë në mënyrë selektive.