PD në Vlorë kallëzon në SPAK Ballukun: Ka shpërdoruar detyrën për tenderin e portit! Ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë disa ofertues

5 Prill 2021, 18:33

Partia Demokratike në Vlorë ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun. Kallëzimi penal kundër Ballukut është bërë sipas tyre për shkelje në procedurës së tenderimit të Portit të Vlorës.

Sipas denoncimit të PD ministrja Balluku ka shpërdoruar detyrën duke skualifikuar në mënyrë të padrejtë disa ofertues që kanë marrë pjesë në prokurim.Në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin Publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim; ii) Pranimin si të sukseshmë të ofertës së bërë nga operatori, në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në dokumentat standarte të tenderit", thuhet mes të tjerash në kallëzimin e PD", thuhet në denoncim.