PD nis fushatën në mungesë të masave anti-COVID! Basha: Misioni im hyjnor, të hyjmë në BE

25 Mars 2021, 22:46

Në një kohë që duhet të ishin mesazhi i së ardhmes, shpresa e shqiptarëve dhe e ndryshimit që aq shumë pretendojnë që se duan të sjellin dhe respektimit të jetës së qytetarëve, PD dha sot në nisje të fushës elektorale mesazhin më të gabuar, se qytetarët nuk kanë asnjë vlerë dhe partia është mbi gjithçka, edhe mbi shëndetin e tyre.

Demokratët e nisën fushatën për 25 prillin në sheshin "Nënë Tereza", me autokolona të gjata të makinave luksoze, (në një kohë që ankohen se varfëria ka pushtuar vendin), grumbullime masive të militantëve ku nuk kishte më as distancë dhe as respektim masash anti COVID. Edhe pse organizatorët u bënin thirrje që të ruanin distancën dhe mbanin maskën, situata doli jashtë kontrollit dhe nuk ditën të menaxhojnë dot as këtë event që të përmasave organizative ishte i vogël, por për efektin në shëndet në kohë pandemie, u kthye në një 'bombë' vrastare për jetën e qytetarëve.Edhe pse u shfaq me 70 minuta vonesë, kreu i PD Lulzim Basha u shfaq aspak frymëzues dhe me të vetmin objektiv atë të integrimit të vendit në BE, ndërsa theksoi se në 8 vite vendi ka bërë hapa pas duke u larguar edhe më shumë nga familja europiane. Të gjithë minutat e tjera fjalës së tij, Basha bëri thirrjet e përsëritura që të çrrënjosim të keqen e madhe që ka pushtuar vendin dhe se me 25 prill do të ndodh ndryshimi i madh dhe nuk tha asnjë fjalë për pandeminë që ka mbërthyer botën, apo rindërtimin, edhe pse akuzat e tij nuk pushojnë se qeveria i ka lënë qytetarët në çadra.