PD njofton marshim në kohën e takimit elektoral të Ramës/ Garda 'blindon' pedonalen e Shkodrës

20 Qershor 2019, 17:27

Policia e Shkodrës dhe Garda janë vendosur në pedonalen e Shkodrës në zonën ku është njoftuar të mbahet mittingu elektoral i kreut të qeverisë, Edi Rama. Ata kanë vendosur masa të forta sigurie në të gjithë zonën.

Në një deklaratë të bërë nga strukturat e PD në këtë qytet ftohen qytetarët të marshojnë në zonën ku do të mbahet  takimi i socialistëve ku pritet të prezantohet edhe kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

"Të nderuar bashkëqytetarë, Shkodra dhe mbarë Shqipëria por përballet me një klikë kriminale. Sot në 18:30 PD Shkodër fton qytetarët në një takim dhe marshim për të ndalur këtë murtajë që po përpiqet përsëri për të vjedhur vullnetin e qytetarëve. Për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë, për të ardhmen demokratike", thuhet në deklaratën e PD Shkodër.

  •  

    No videos found.