PD, Noka: Pasuritë e Ermal Hoxhës nuk duhet të mbeten të paprekshme

5 Shkurt 2020, 13:50

TIRANË - Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti demokrat Flamur Noka, i quajti "turizëm policor" aksionet e Operacionit Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurive të dyshuara të pajustifikuara të personave në hetim apo të dënuar për krime të rënda. Noka tha se OFL duhet ta përqendrojë punën në Tiranë, ku sipas tij trafikantët e drogës veprojnë në miqësi me biznesin dhe vëllanë e kryeministrit Edi Rama. Ai akuzoi se Ermal Hoxha, i liruar pasi kreu dënimin për laboratorin e kokainës në Xibrakë, ka mbështetjen e Olsi Ramës, dhe se janë pikërisht pasuritë e tij që duhen vënë në 'lupë' e OFL-së. Noka përmendi edhe Saimir Tahirin dhe Edmond Begon, mik të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili sipas PD-së po shpërblehet me tenderë publikë. Akti normativ Anti-KÇK, sipas Flamur Nokës është propagandë dhe nuk mund të luftojë krimin, pasi sipas tij, Rama ka siguruar vota nga krimi i organizuar.

    No videos found.