PD nxjerr 'provat' për kryebashkiakun e Vaut të Dejës...Por a është ai i njëjti Mark Babani?!

16 Shtator 2019, 14:29

TIRANE -  Pas akuzave se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka fshehur identitete të tjera të tij pasi ka qenë i arrestuar dhë dënuar në Itali, këtë të hënë Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, doli me prova. Në fakt ky ishte një pretendim i PD-së, pasi provat janë për identitete dhe diltëlindje që nuk kanë asnjë të përbashkët me ato që vetë Babani ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

PD publikoi një dokument të një personi të arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill  '94-ën në Siçili. Personi në fjalë që PD pretendon se është Mark Babani ka emrin, Saimir Marq Babaj, me ditëlindje 11/06/1997.

Dy identitetet e tjera për të cilat PD ka kërkuar të dhëna, janë Mark Babani i ditëlindjes 08/01/1997, për të cilin nuk rezulton asnjë vepër penale; dhe Mark Babani i ditëlindjes 24/12/1965, një vit lindje ky në të cilin kryebashkiaku i Vaut të Dejës ende nuk kishte lindur!

Në një reagim që pa pasur më herët për Report Tv, kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, u shpreh se ai ka lindur më 24 dhjetorit të vitit 1966, por duke marrë parasysh kohën dhe vonesat për të bërë regjistrimet në vendet e caktuara, i është shënuar ditëlindja më 1 janar 1997, ditën kur prindërit e tij janë paraqitur në gjendje civile.

PD thotë se këto janë identitetet e fshehura të Mark Babanit për të cilat duhet të bëhet subjekt i ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk i deklaruar në formularin e vetëdeklarimit,