PD nxjerr provën unike: Jorgo Toto i arrestuar në Greqi për falsifikim parash është Agim Kajmaku

27 Gusht 2019, 13:58 | Përditesimi i fundit: 2019-08-27 15:55:35

TIRANË - Partia Demokratike ka nxjerrë këtë të martë detaje të tjera nga dosja greke për një shtetas shqiptar Jorgo Toto, që PD pretendon se është kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Në vendimin e gjykatës së Janinës të vitit 2003 ku kërkohet arrest me burg për Jorgo Toton, është i vendosur edhe numri unik i pasaportës, i cili nga verifikimet që PD ka bërë, i korrespondon Agim Kajmakut, kryebashkiakut të zgjedhur më 30 qershor. 

Në një komunikim për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, sqaroi përse në dokumentin e prokurorisë dhe gjykatës greke Jorgo Toto ka emra të ndryshëm të prindërve, nga emrat real të prindërve të Agim Kajmakut (Maxhe dhe Imer Kajmaku). 

Bardhi tha se Kajmaku ka dhënë emra fals për nënën dhe babain e tij (Parascevi dhe Thanas) pasi në pasaportën e shtetasve shqiptarë nuk pasqyrohen të dhënat e amësisë dhe atësisë, dhe pasqyrohen ashtu sic deklarohen nga vetë i arrestuari. Por Kajmaku - tha Bardhi - ka pasur me vete pasaportën e tij që ka numër unik identifikimi dhe është regjistruar edhe në vendimin e gjykatës greke, në faqen numër 13, të cilën Bardhi e publikoi. Numri i pasaportës është Z0148497

    No videos found.