PD pret Ramën me protesta në Fier, ish- deputeti demokrat rrezikon 5 mln lekë gjobë për grumbullim qytetarësh në kohë koronavirusi

1 Maj 2020, 10:54 | Përditesimi i fundit: 2020-05-01 11:10:04

FIER- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në qarkun e Fierit.

Duke ditur axhendën e shefit të qeverisë, kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi ka organizuar një protestë.

Nisur nga fakti që në këtë kohë koronavirusi është e ndaluar grumbullimi i njerëzve, ka ndërhyrë policia për shpërndarjen e protestuesve.

Sipas Aktit Normativ të hyrë në fuqi disa javë më parë, kush organizon protesta në këtë kohë gjobitet me 5 mln lekë gjobë.

    No videos found.