Me sloganin "Shqipëria fiton", demokratët kanë prezantuar ditën e sotme programin ekonomik me të cilin do u drejtohen shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Qëllimi i saj, tha kryedemokrati Lulzim Basha në prezantimin e tij, është rimëkëmbja e ekonomisë. Basha nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë Rama dhe premtimet e këtij të fundit "pa doganë".