PD publikon audion/Drejtoresha e qendrës shëndetësore mjekëve: S'ka doreza, vini përparëse e merrni raki nga shtëpia

6 Mars 2020, 11:43

TIRANË - Partia Demokratike ka publikuar audion e një bisede që thotë se është mes drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë, dhe personelit mjekësor ku diskutohet për masat e marra për parandalimin e koronavirusit. Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar këtë moment në Facebook, ku dëgjohet e gjithë biseda zhvilluar brenda qendrës, dhe që problem kryesor ngre mungesën e dorezave mbrojtëse dhe të dezinfektantëve në qendrën shëndetësore.