PD publikon dokumentin e prokurorisë: Agim Kajmaku rrezikon 10 vjet burg, u arratis nga Greqia dhe ndryshoi emrin në Shqipëri

26 Gusht 2019, 12:36 | Përditesimi i fundit: 2019-08-26 13:31:06

TIRANE - PD solli prova të dosjes së Agim Kajmakut, një vendim të prokurorisë dhe gjykatës së Janinës, 19 qershor 2003.

"Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek në Jananin në 14 janar 2003, për përdorim dhe shpërndarje të karmonedhave të falsifikuara, është arrestuar në flgarancë, duke u arratisur nga shteti grek. Ka përdorur identitetin e rremë gjatë një transaksioni për fidanë. Është marrë në pyetje, ka qendruar disa ditë në burg. Oficeri ka vendosur që hetimet të bëhen në masën "detyrim paraqitje". Pasi dosja është përcjellë në prokurori, është konstatuar se jemi në nivel të krimit të shkallës së parë, dhe rezultonte e provuar që krimi ishte kryer nga Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto. Sipas prokurorisë greke duhej të dënohej në jo më pak se 10 vjet burgim. Prokuroria ka kërkuar arrestimin, gjykata ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur marrjen të pëndehur të Kajmakut për falsifikim parash dhe dërgimin e cështjesh për gjykim. Vendimi i gjykatës nuk është ekzekutuar, pasi gjatë periudhës së hetimit ai është arratisur dhe ka ardhur në Shqipëri. Këtu ka ndryshuar emrin, nga Jorgo Toto në Agim Kajmaku. Gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ai të arrestohet apo t';i gjendet një adresë e saktë për komunikimin e akuzës. Për këtë vepër, ai duhet të jetë vetë i pranishëm në gjykim", tha në një konferencë për mediat sekretari i Përgjithshëm në PD, Gazmend Bardhi. 

Heshtja që kryeministri Edi Rama ka mbajtur ndaj rastit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, sipas PD-së, tregon se kreu i qeverisë po përpiqet "të shpëtojë me manovra të pista kandidatin", për të cilin Partia Demokratike ka këkruar informacion në Prokurorinë e Përgjithshme nëse rezulton apo jo i dënuar në Greqi.

Dokumenti i publikuar nga PD

Sipas PD-së, Kajmaku ka mashtruar me formularin e dekriminalizimit pasi është persona me precedentë penalë. Ky fakt, sipas Gazmend Bardhit, sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, është i ditur edhe nga kryeministri Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se me postin që ka, atë të kryeministrit, Edi Rama mund ta verifikojë informacionin shumë shpejt, nëse Agim Kajmaku është i dënuar apo jo, dhe jo të fshihet sipas tij, pas fjalisë "Unë nuk di gjë".

"Në vend të distancohej nga Agim Kajmaku, Edi Rama heshti dhe e urdhëroi atë të gënjente para qytetarëve të Vorës duke i premtuar se do ta shpëtojë nga drejtësia", tha Bardhi.

Dëshmia e penalitetit për të mohuar precedentët në Greqi, nuk është provë sipas PD-së.

    No videos found.