PD: Qeveria po vepron shumë ngadalë, të pranojë propozimet tona për biznesin se janë të ndershme

9 Prill 2020, 16:21

TIRANE-PD deklaron se mbështet kërkesën e biznesit për ndërhyrje emergjente financiare për të shpëtuar mbylljen e vendeve të punës. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho shprehet se kërkesat e biznesit, "njësoj si propozimet e PD, janë të ndershme. Qeveria ka parà, nëse mbështet realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve". Por cfarë duhet të bëjë qeveria? Spaho theksoi në deklaratën për mediat se "qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve".