PD: Rama i solli nga 21-shi tek 'Tregu Elektrik', Veliaj i largon për oligarkun e radhës

31 Janar 2020, 13:31

TIRANË - Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi tha se tregtarët e tregut Elektrik në Rrugën e Elbasanit po hidhen në rrugë për shkak të interesave klienteliste sipas saj të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një deklaratë për mediat, Çupi kujtoi se ishte Edi Rama si kryebashkiak në vitin 2020 që i solli tregtarët nga 21 dhjetori në vendin aktual, dhe sot kërkojnë t'i largojnë sërish.

"Është një treg prej 20 vitesh, i transferuar kur ishte kryetar bashkia Edi Rama në vitin 200, u transferua nga 21 dhjetori, për shkak se në atë kohë bëhej një kullë. Tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë rëndësinë e këtij tregu, një ndihmë për shërbimin publik. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë mbajtur fëmijët e tyre, kanë mbajtur ekonominë familjare, dhe sot kanë dalë në rrugë. Nuk është njoftuar asnjë vendim se ku do të tranferohen. Tregtarët kanë miliona mall që nuk kanë ku t'i lënë sot, është dëmtuar djersa e tyre. Ky treg mbyllet se do t'i vihet në dispozicion oligarkut të radhës të Erion Velisë me shokë. Kjo dhunë është e çuditshme që shtohet sidomos pas datës 30 qershor. Qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Veliaj, dhe jo e kthen në dhunë dhe pashpirtësi", tha Dhurata Çupi ish-deputete e PD-së.

    No videos found.