PD: Rama shpall sekret shtetëror tenderin për blerjen e letrave higjienike, e mjerueshme 'karantinimi' i Prokurorisë

25 Prill 2020, 13:51

"Në këtë kohë kur pandemia e ka bërë të pamundur jetësën, është faktuar se prioritet i qeverisë është të vjedhë në cd formë, më shqetësuese është heshtja e prokurorisë. nga njëra anë Rama thotë se buxheti nuk ka para, nga ana tjetër nuk lë rast pa vjedhur me tendera. Forma më e re për të abuzuar me paratë, është klasifikimi sekret i tenderëve për COVID-19. Janë vërsulur deri aty nuk ua pret mendja askush. Kanë klasifikuar sekret blerjen e letrave higjienike për të sëmurët COVID-19. Janë 10 tendera të rinj, e paimagjinueshme që mes këtyre kontratave sekret shtetëror janë për blerjen e letrave higjienike dhe kartopecetave. Vendimi i qeverisë së Ramës që është publikuar dhe në fletoren zyrtare nuk lë vend për asnjë hamendje. Mjerim më të madh për një qeveri nuk mund të ketë. Tregues se deri ku shkon babëzia për të vjedhur paratë e qytetarëve. Është një shkelje flagrante e ligjit, ku është sekreti shtetëror se sa letra higjienike janë blerë. I fsheh se i ka blerë me çmime të larta", tha Bardhi.