TIRANE-Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi deklaron se pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve. Ai thotë se masakra e pyjeve me leje shtetërore fakton se Edi Rama dhe Taulant Balla janë pjesë e kësaj lakmie shkatërruese antiligjore të Shqipërisë.
Sipas tij, një inspektim një ditor në pyjet dhe zonat e mbrojtura të Librazhdit tregoi se ligji për moratoriumin e prerjes së pyjeve ekziston vetëm në letër. "Për të ndalur shfarosjen e pyjeve nevojitet zgjidhje urgjente, që nuk mund ta japë as Edi Rama, as Taulant Balla, bashkëpunëtorë të kësaj masakre mjedisore kriminale" shprehet ai, duke dhënë edhe zgjidhjen që sipas tij është ardhja në pushtet e PD-së.