PD 'u shtriu dorën' kandidatëve të primareve, Berisha u përgjigjet ashpër: Tregoni mjerimin tuaj si plaçka të Ramës! Po përdoreni si lecka prej tij

17 Mars 2023, 13:10

Ish kryeministri, Sali Berisha ka komentuar ofertën e bërë nga PD zyrtare për kandidatët. Berisha iu përgjigj ashpër thirrjeve të deputetëve të PD-së duke i cilësuar si pengje të Ramës të cilët tregojnë mjerimin e tyre.

“Ata që bëjnë, që mendojnë se mund t’i imponohen partisë demokratikë si pengje të Ramës me plaçkë të marrë përmes Ramës tregojnë mjerimin e tyre. PD nuk mposhtet, hiqe nga mendja, kurrë nga Rama. Ai ka dështuar dhe do dështojë në çdo përpjekje. Të jesh i bindur që do paguajë çmimin. Nga 2017 deri më sot ai ka kryer aktet me kriminale, ka kontraktuar vrasës me pagesë, ka paguar kompani me 370 mijë dollarë për të përgatitur dosjen false të Berishës që u ka ngelur në dorë. Kim është McGonigal me fustan. I bëj thirrje institucioneve të SHBA të hetojnë këtë person pasi ajo ka shkelmuar interesat e vendit të vet dhe parimet ndërkombëtare dhe kushtetuat e dy vendeve. Rama së fundmi, me dy pengje u shërbye dhe, u thotë demokratëve se këta janë opozita, Basha Brava, brava Basha. S’ka figura më të shpifura sot.”- tha Berisha.