PD: Urdhëruan sekueston e 31 pasurive të Habilajve, pak minuta më vonë prokurorët ndëshkohen

23 Shtator 2018, 14:10

Tirane- Përmes përfaqësuesit të saj ligjor, Partia Demokratike hedh të tjera akuza në drejtim të kryeprokurores Arta Marku. Sipas Gazment Bardhit, transferimi  i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar. 

Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurori tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”,  është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet.

Gazment Bardhi

Sipas Gazment Bardhit, këta prokurorë u ndëshkuan vetëm pak orë më pas nga Arta Marku të cilën e quan "shërbëtorja e Edi Ramës dhe e krimit të organizuar në krye të Prokurorisë". 

Por pavarësisht akuzuave të PD-së, burime të Report TV sqaruan se hetimi disiplinor për prokurorët erdhi pasi nuk pranonin të merrnin përsipër dosjen Shullazi, në një kohë që prokurori i çështjes Ened Nakuçi nuk ndodhet në Shqipëri për arsye shëndetësore siç ka njoftuar ai.

    No videos found.