PDIU, Idrizi: Grekët fryhen si gjela për detin, qeveria dhe opozita shqiptare heshtin

9 Qershor 2018, 15:33 | Përditesimi: 9 Qershor 2018, 15:33

Nga Këshilli Kombëtar i PDIU, Shpëtim Idrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe opozitës për marrëdhëniet me Greqinë. Sipas tij, politika shqiptare ndaj fqinjit ka qenë vasale. Ai u shpreh se askush nuk foli nga qeveria dhe opozita shqiptare pas deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes të vendit fqinj se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Në fund të fjalës së tij ai ka paralajmëroi se PDIU do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale të 2019.