PDIU përplaset me policinë përpara Ministrisë së Jashtme, Idrizi: Është fshehur axhenda shqiptare me Greqinë, nga kalorësi i Çamërisë Rama u kthye në kalin e Trojës së Greqisë

20 Tetor 2020, 11:28

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi po proteston sëbashku me mbështetësit e tij përpara ministrinë e Jashtme, ku pritet të vijë edhe ministri i jashtëm grek Nikos Denias.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Idrizi tha se qeveria shqiptare e ka fshehur axhendën e saj në krahasim me palën greke. Kreu i PDIU-së ka refuzuar shoqërimin e mbështetësve të tij në polici.