PD-ja akuzon Xhaçkën: Ushtria lëviz me targa false në Dibër, u shpërndanë pistoleta dhe u graduan kriminelët

26 Qershor 2019, 22:12

Ish-deputeti demokrat për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi akuzoi sot se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka po përdor automjetet e ushtrisë shqiptare dhe helikopterin për aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste. Ai publikoi edhe disa foto të disa makinave, që sipas tij janë mjete të ushtrisë, por u janë ndërruar targat për t'u kamufluar dhe po përdoren nga shtabi i PS-së për fushatë në Dibër. Gjunkshi  paralajmëroi një tjetër dosje për Dibrën, ndërsa hodhi një tjetër akuzë të fortë kur tha se 'oficeri i policisë së kapur duke vjedhur në dosjen 184, Robert Aga, shoqëron materialet zgjedhore në Dibër duke përgënjeshtruar ministrin Lleshaj që deklaroi se ai nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit'. 

Deklarata e plotë ish-deputetit të PD-së në Dibër, Xhemal Gjunkshi
Jemi këtu përpara jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit, e drejtuar nga qeveria Rama. Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184. Është e paprecedentë që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), Olta Xhaçka , shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste.  Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik. Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, me të cilin  po e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibër. Toyota Land Cruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër. Volksëagen Phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht I korrespondon një mjeti tip FIAT. Mjeti Toëareg me targë TR 5457 T, I korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e  Armatosura. Mjeti Land Rover me targë AA 950 FX I korespondon një mjeti tip audi.

Gjatë fushatës  së saj elektorale Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh efektivësh të forcave speciale, dhe nga stafi saj  i ngushtë që punojnë në MM. Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët  e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale. Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2. Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeminstri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore, autorët e kësaj dosje, por vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave. Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar. Ky është një mashtrim shumë i madh.  Ato jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar.

Më konkretisht: Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër. Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj.  Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë. Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral. Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza. Në këto kushte  Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën,  kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme.

Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe  blerjen e kartave te identitetit. Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër. Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave  kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet. Të nderuar qytetarë! Me datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë sëbashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën.