PD-LSI nuk votojnë rezolutën për çeljen e negociatave me BE, Rama: Akt tradhtie!

24 Maj 2018, 15:06

Me 73 vota pro Kuvendi ka votuar rezolutën për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndryshe nga herët e kaluara kur forcat politika të majta dhe të djathta janë bërë bashkë për një kauzë kombëtare, siç është anëtarësimi në BE, PD dhe LSI bojkotuan punimet e Kuvendit sot, ku në axhendë ishte pikërisht rezoluta e propozuar nga maxhoranca.

Dokumenti inkurajon vendet e BE për një vendimmarrje pozitive në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të unionit 27 anëtarësh, në muajin qershor, si dhe i kërkon qeverisë shqiptare të përmbushë reformat e kërkuara nga Brukseli.

"Akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie ndaj këtij vendi", e quajti kryeministri Edi Rama bojkotin e Kuvendit nga pakica, ndërsa tha se PD bëri atë që s'e ka bërë asnjë forcë politike në këto 27 vite. Sipas tij, kjo sjellje e opozitës është në vijim të qëndrimit të saj për bllokimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit në muajin qershor. Rama nuk kurseu kritikat në adresë të demokratëve duke i akuzuar për pabesi dhe tradhti kombëtare ndaj vendit.

"PD ka në program testamentin e Esat Pashës"

Akt i pashembullt pabesie dhe tradhtie ndaj këtij vendi. Një forcë e tërë e organizuar dhe e votuar që sillet si të ishte jo PDSH që lindi me thirrjen e duam shqipërinë si gjithë europa, po si të ishte forcë që për proggram ka testamentin e Esat Pashës, kjo është e pabesueshme. Dhe pyetje është shumë e thjeshtë: Të jetë vallë arsyeja e pushtetit? Ambicia e verbër për t'u rikthyer në pushtet? Nuk mjafton. Është shumë e vështirë që të thuash që po kjo është dhe s'ka tjetër.

    No videos found.