“PD-LSI parti familjare, tani po hyn në politikë edhe vjehrri i Bashës.” Qytetari: SHQUPI të kthehet në hotel

28 Gusht 2020, 11:27

Në një komunikim të drejtpërdrejtë telefonik në Report TV në emisionine mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një nga telefonuesit tha se PD dhe LSI kanë mbaruar së funksionuari pasi janë kthyer në parti familjare. Sipas tij me dhëndrin e Sali Berishës, me bashkëshortët Meta, me gruan e Lulit dhe tashmë edhe me vjehrrin e tij në politikë këto forca morën fund e do përfundojnë si historia e Bjellorusisë. Ai kishte edhe një propozim për selinë e PD, për SHQUP-in kur tha me ironi se ajo godinë më mirë të kthehet ne hotel ose restorant se nuk ka asnjë funksion në shërbim të qytetarëve, të paktën kështu njerëzit do mund të merrnin të paktën ndonjë shërbim.