PD-LSI: Raporti europian fakton lidhjet e Ramës me krimin, s'e zgjidhin listat e hapura

23 Korrik 2020, 16:00

Për shkëputjen e politikës nga organizatat kriminale, sipas Alibeajt, duhet të largohet Rama nga pushteti.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama u shpreh se Shqipëria po tenton të përparojë drejt integrimit europian, por raportet e nxjerrin politikën shqiptare të lidhur ngushtë me krimin, e mbrojtësi i kësaj lidhje, sipas tij, është Parlamenti. 

Sipas tij, nuk janë listat e hapura ato që zgjidhin problemet e politikës në vend, por pushteti është i kapur nga banat dhe qeveria është në shërbim të krimit.