Pedonalja e Beratit mbushet nga banorët, shëtisin të qetë pa maska e ngjitur me njëri-tjetrin

14 Maj 2020, 19:44

Qytetarët e Beratit mbushin pedonalen sikur COVID-19 të mos ekzistonte e të ishte një ditë normale. Edhe pse është zonë e gjelbër dhe kufizimet janë më të pakta se sa në zonat e kuqe, qytetarët përsëri nuk i respektojnë rregullat e vendosura për të shmangur grumbullimet.