Pejë, nis mbledhja e dy qeverive, marrëveshjet që do firmosen

26 Nëntor 2018, 15:11

Ka nisur mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës. Anëtarët e dy kabineteve janë mbledhur në qytetin e Pejës. Ky është takimi i pestë mes dy qeverive. 

Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo për krijimin e lehtësirave doganore mes dy vendeve. Pas zotimit për unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e kahershme të Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit të roamingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet këtyre dy shteteve.

Tarifa e Roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.