Pelegrinë grekë ceremoni në nder të ushtarëve të rënë në Bularat

26 Shtator 2019, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2019-09-26 16:09:49

Ditën e sotme 81 pelegrinë grekë kanë ardhur në Shqipëri për të nderuar ushtarët grekë që kanë rënë në fshatin Bularat gjatë Luftës së dytë Botërore.

Në varrezat e ushtarëve grek është mbajtur ceremonia në nder të viktimave. Grekët kanë ardhur të organizuar me autobusë dhe nuk është raportuar për asnjë incident të shënuar deri më tani edhe pse çështja e varrezave greke është para si një teme e nxehtë ku ka sjellë edhe debate politike.

Po ashtu në Bularat u vra nga forcat RENEA edhe ekstremisti grek Kostandinos Kacifas, pasi terrorizoi banorët duke qëlluar kundrejt policisë me kallashnikov.

Po ashtu ditën e djeshme pelegrinët nga Greqia vizituan Manastirin e Këlcyrës, për të zhvilluar homazhe tek varrezat ku prehen eshtrat e 500 ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke të 1940.

Nderimet janë organizuar nga ish-gjenerali grek Jorgos Geordiadis, i cili kthehet në Shqipëri për të pestën herë radhasi por kësaj herë me gati 80 pelegrinë pas tij.

    No videos found.