Pëllumb Pipero analizon ecurinë: Fazën e vështirë e kaluam, por akoma herët për festë

14 Prill 2020, 21:39

Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se kemi kaluar një fazë shumë të vështirë, por ende është herët për të festuar.  "Shikoj ecurinë e dy javëve të fundit, para javës që kaluam, ishim 140 apo 148 raste, në këtë që lamë 108 apo 109, 40 raste më pak. Rënia pavarësisht luhatjes në fundjavë, ishte për shkak të një vatre të re, një shpërthimi të ri në Shkodër, në përgjithësi situata në vendin tonë është nën kontroll dhe përgjithësisht e qetë. Indikatorët tregojnë trendin në ulje të epidemisë në vendin tonë, nuk do të thotë të festojmë, është ende herët për të festuar fitoren. Kemi kaluar një fazë shumë të vështirë, një betejë që mund të quhet sukses, por për ta mbajtur duhet vëmendje dhe durim deri ne fund' tha ai.

  •