Pëllumb Pipero mesazh sensibilizues: COVID-19 më i lehtë të parandalohet se sa të mjekohet, na ndihmoni!

18 Mars 2020, 10:25 | Përditesimi i fundit: 2020-03-18 16:26:18

Mjeku i spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero në një mesazh sensibilizues për të gjithë shqiptarët thotë se sa i rëndësishëm është për bluzat e bardha që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të marrin të gjitha masat parandaluese ndaj koronavirusit. 

“Epideminë dhe sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë. Për ta parandaluar duhet doemos mirëkuptimi dhe mbështetja juaj.  Mbroni veten, mbroni të tjetër, na mbroni edhe ne. Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për neJo frikë, jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe kontaktet dhe virusin e mbani larg. Dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapunë. Së bashku ne ja dalim ta mundim këtë epidemi", thotë Pipero në një video-mesazh të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Facebook.

Në Shqipëri janë 55 të prekur me COVID-19, mes të cilëve dy viktima.

G.M./Shqiptarja.com