TIRANË- Ka drejtuar Kuvendin në vitet 2002-2005, konflikte, zgjedhje të parakohshme, e greva brenda Kuvendit, por opozita asnjëherë nuk e ka braktisur Kuvendin. Servet Pëllumbi, i cili ishte në krye të këtij institucioni gjatë kësaj periudhe, thotë se ky është një rast i paprecedentë që në 100 vjetorin e parlamentarizmit pak kënd bën krenar.
“Parlamentin shqiptar e shoh në detyrën e vet, por fatkeqësisht ka vend për kritika. Një parlament ku opozita është larguar ka djegur mandatet, do të bëjë një punë të sforcuar megjithëse ka mazhorancën dhe nga pikëpamja kushtetuese është i ligjshëm dhe duhet të funksionojë normalisht. Kjo është një tërheqje vëmendje për ata që dogjën mandatet, duke djegur përfaqësimin që u ka dhënë populli”, tha ai.
