Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno ka nxjerrë emrin e porositësit të rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz. Sipas tij porositësi është Dritan Rexhepi i cili në Shqipëri është i dënuar me 25 vjet për vrasjen e dy policëve.
Sipas gazetarit në të njëjtin status janë edhe Gentian Doci nga Shkodra si dhe një person i quajtur M.Bajri.
" Dritan Rexhepaj me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve. Vuan dënimin në Ekuador. Dyshohet se ka dhënë urdhrin. Dritan Rexhepi dyshohet se ka dhënë urdhrin për rrëmbimin e tij. Në të njëjtin statuse edhe Gentian Doci nga Shkodra, Po kështu edhe M.Bajri. Urdhrin e ka bërë Altin Hajri me grupin e tij. Ata bashkëpunojnë shumë me njëri tjetrin. Kur kanë halle bashkohen dhe zgjidhin çështjet. Fakti që vëllai i viktimës nuk ka kryer siç duhet porosinë. Organizata është një grup shumë i gjerë të gjithë kanë detyrat e tyre. " tha gazetari.
Dritan Rexhepaj, prej gjashtë vitesh po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Quito Ekuador .