Pensionet në shtëpi pa kosto, radhë në Fier e Korçë, ndërgjegjësim në Sarandë

11 Mars 2020, 10:00 | Përditesimi i fundit: 2020-03-11 16:35:08

Të gjitha shërbimet në sportele, prej ditës së sotme janë të ndaluara, pas urdhri të djeshëm të qeverisë, ndërsa të gjitha kërkesat për shërbime do të bëhen online. Pensionet do të dërgohen në shtëpi pa kosto shtesë. Ditën e djeshme Posta shqiptare sqaroi se si do të merret pensioni në shtëpi, por jo për të gjithë pensionistët kjo situatë është e qartë. Në disa qytete jashtë postës ka pasur radhë të gjata të pensionistëve, siç ndodhi në qytetin e Fierit dhe Korçës. Por ndryshe ishte panorama në Sarandë, ku pranë postës nuk kishte persona, ndërsa janë afishuar njoftimet me udhëzime për të moshuarit. Të gjitha këto masa merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zyrat e pensioneve do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill, dhe në pritje tëë një njoftimu të dytë dhe se të gjithë pensionistët duhet të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e sakte dhe kartën e identitetit në kutinë postare pranë zyrës ku tërheqin pensionet.