“Pensioni më është rritur sa një paketë cigare”, ish-minatori: Duan të na groposin

2 Dhjetor 2020, 09:49 | Përditesimi i fundit: 2020-12-02 10:16:07

I ashpër ka qënë në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një qytetar nga Korça. Ai ka kritikuar qeverinë për pensionet duke thënë se pensioni i tij është rritur sa një paketë cigare. Më pas zotëria si ish-minator tregoi vështirësitë e punës nëntokë dhe shkoi më larg kur tha se duan që pensionistët t’i groposin.