Pensionistët nuk mbyllen në shtëpi: Do dalim të marrim për të ngrënë, nuk na i sjell njeri qoftet te dera! Shumica e qytetarëve jashtë, pa autorizim

30 Mars 2020, 15:23

Dita e sotme duhet t'i gjente në shtëpi të gjithë pensionistët. Ndërkohë nga shtëpia duhej të dilte vetëm një nga familjarët, dhe kjo vetëm pas një autorizimi për leje të marrë online në e-Albania. Por nga një vëzhgim i Report Tv në disa qytete të Shqipërisë, të moshuarit janë në rrugë. Pensionistët thonë se duhet të dalin për të blerë për të ngrënë pasi nuk besojnë se askush do t'u trokasë në derë për t'u kujdesur për ta.