Çdo person ku plotëson moshën, bashkë me pensionin merr edhe kompensimet. Janë disa kompensime që marrin pensionistët, por më I rëndësishmi është kompensimi për energjinë elektrike. Gazeta sjell sot dy kompensimet që marrin pensionistët, të cilët bëjnë në total 848 lekë shtesë në pensionin e tyre.
200 lekë
Kompensimin prej 200 lekë e përfitojnë: Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit. Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’u jenë llogaritur të gjitha kompensimet. Masa e përfitimit:
Përfitojnë deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës; b) 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare;
c) Deri në 200 lekë lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve“, plus 760 lekë nga VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, plus 190 lekë kompesim nga VKM nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“, plus 200 lekë kompensim nga VKM nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”.