Pentagoni mohon Trump: Nuk do të godasim vendet e Trashëgimisë Kulturore të Iranit

7 Janar 2020, 13:12

Pentagoni ka mohuar mundësinë e goditjes luftarake të vendeve të Trashëgimisë Kulturore të Iranit.

Sekretari i mbrojtjes, Mark Esper ka mohuar fjalët e Presidentit Donald Trump të cilat kanë shqetësuar gjithashtu edhe UNESCO. Esper shtoi se SHBA do të respektojë ligjet e konfliktit të armatosur

Kërcënimi për goditjen e site-ve iraniane erdhi drejtpërdrejt nga një postim në Twitter i Presidentit Trump, i cili tha se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të godisnin 52 objektiva në Iran, përfshirë disa site të rëndësishme kulturore.

Kërcënimi i Trump erdhi pas polemikave të krijuara në Twitter

"Ata lejohen të vrasin, torturojnë dhe gjymtojnë popullin tonë dhe ne nuk na lejohet të prekim vendet e tyre kulturore? Nuk funksionon në atë mënyrë"- shkruante Trump.

Goditja ushtarake e vendeve të trashëgimisë kulturore në fakt është një krim lufte sipas Konventës së Hagës për Mbrojtjen e Vendeve Kulturore e vitit 1954.

Në Iran ka rreth njëzet Site të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këto përfshijnë rrënojat e lashta të Persepolis, xhaminë e madhe të Iranit dhe pallatin Golestan në Teheran, ku Shahu i fundit u kurorëzua për të sunduar Iranin në vitin1967.