Për herë të dytë, miliarderi rus ankoron në Sarandë jahtin e tij superluksoz

22 Shtator 2018, 18:58

Jahti superluksoz është ankoruar pasditen e kësaj të shtune në bregdetin e Sarandës. “Report TV” ka siguruar pamjet ku shihet jahti më i madh në botë në gjirin e Sarandës, i cili pret të furnizohet me karburant nga disa autobotë.

Mësohet se jahti “Sailing jaht A”, është nën pronësinë e miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, me vlerë 500 milionë dollarë.

Ai është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, dhe është jahti më i gjatë në botë, 143 metër dhe kalon lartësinë 91 metër të Statujës së Lirisë, dhe peshon 12.600 ton. Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël. Kujtojmë që më datë 28 korrik Melnichenko ankoroi të njëjtin jaht në të njëjtin vend në bregdetin shqiptar.