Për herë të parë pas pandemisë, vijnë 1.6 mln të huaj në 5 muaj! Më shumë turistë nga Greqia, reduktohen nga Kosova

27 Qershor 2022, 16:09

Për herë të parë pas 2 vitesh në pandemi, janë kapërcyer shifrat e turizmit gjatë vitit 2019. Sipas INSTAT nga janari deri në maj në vendin tonë kanë hyrë 1.6 milionë shtetas të huaj, nga 1.5 milionë që ishte shifra në të njëjtën periudhë të 2019-ës, që konsiderohet viti më i suksesshëm turistik.