Për ty që je në vijnë e rrezikut dhe punon jashtë me 'armikun', fëmijët kanë një falenderim special

10 Prill 2020, 22:03

Kohët janë të vështira, por të gjithë biem dakord në një gjë "së bashku do ja dalim", ku secili qytetar duhet të kryej detyrën e tij për të luftuar këtë armik të rrezikshëm dhe të paftuar mes nesh.

Në kohën kur të gjithë njerëzit qëndrojnë në shtëpitë e tyre të sigurt, disa të tjerë janë atje jashtë, në rrezik dhe përball armikut, për të siguruar që të gjithë të tjerët të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të sigurt.