Përballja e Tiranës me serbët, Egbo: Besoj te çunat! Batha: Jemi inferiorë, s'e shikoj si luftë politike

24 Gusht 2020, 20:03

TIRANE-Trajneri i Tiranës Egbo nuk i trembet ekipit serb të Cervena Zvdezdës, pasi beson te djemtë e tij që mund të bëjnë mrekullinë duke qenë se fati vendoset vetëm në një ndeshje. Formacionin, thotë se do ta vendosë nesër.

"Do të japim maksimumin, do të marrim rezultatin që na takon në fushë. Varet nga ne, nëse futemi dhe japim maksimumin. Cdo gjë është e mundur. Ne gjithmonë do të japim 100% dhe do të besojmë deri në fund se cdo gjë mund të ndodhë. Kam besim te çunat. Për formacionin do të vendos nesër. Cdo ndeshje ka specifikën e vet, do të shikoj se kush do të jetë gati dhe kush jo nga lojtarët, pasi kanë shpenzuar shumë energji në ndeshjen e fundit.