Përçahen tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë, një pjesë gjejnë ambiente të tjera: Jemi më mirë këtu

28 Prill 2020, 10:51 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 16:44:35

Tregu i orizit do të qëndrojë i mbyllur ndërsa tregtarëve u është ofruar të vendosen në një nga dy tregjet e tjerë funksionale në qytet. Një përfaqësi e tyre ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e bashkisë, ndërsa ky treg do të vijojë të qëndrojë i mbyllur, vendim që gjithsesi është quajtur i padrejtë nga tregtarët.

Ndërkohë tregu i madh provizor në hyrje të qytetit vijon të funksionojë, ndërsa janë vendosur masat mbrojtëse dhe dezinfektantë. Tregtarët pranojnë se kushtet e krijuara janë te mira, ndërsa mes tyre ka edhe tregtare qe janë vendos së fundmi, ndërsa më parë ishin pjesë e tregut të orizit.Këtu janë kushte më të mira dhe ne jemi më të qetë nga klientët. Duhet të ishte dezinfektantë më parë dhe duhet një derë këtu. Policia është këtu që në 5 të mëngjesit, ndërsa ne punojmë deri në një këtu,"-shprehet një tregtare.