Përçarja/ PD e ndarë në 5 pjesë drejt zgjedhjeve e 2021, Basha përballë Rudina Hajdarit, Patozit, Topit dhe Murrizit

25 Gusht 2020, 17:27

Partia Demokratike po shkon e ndarë në pesë pjesë drejt zgjedhjeve parlamentare të 2021. Katër parti politike, të krijuara si rrjedhojë e përplasjeve të brendshme, humbjeve të njëpasnjëshme, mosrespektimit të statutit, përjashtimeve dhe luftës së ‘bërrylave’ në Partinë Demokratike, pritet të marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Frymën e Re Demokratike me në krye Bamir Topin, Bindjen Demokratike me në krye Astrit Patozin, Lëvizjen Demokratike Shqiptare me nismëtar Halit Valterin dhe Myslim Murrizin si dhe për një tjetër lëvizje politike me në krye Rudina Hajdarin. Përfaqësuesit e katër partive të djathta kanë qenë më parë pjesë e rëndësishme e PD, por që zgjedhjet e 2021 do të luftojë për të mbledhur vota në të njëjtin terren elektoral me PD-në, duke krijuar kështu një grup prej 5 partish.