Përcillet për në banesën e fundit aktori Xhevdet Ferri

17 Janar 2020, 13:22 | Përditesimi i fundit: 2020-01-17 18:36:58

TIRANE- Aktori i madh i kinematografisë shqiptare i cili u nda nga jeta një ditë më parë është përcjellë në banesën e fundit në varrezët e Sharrës, në orën 13:00 të ditës së sotme.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit të Xhevdet Ferrit u mblodhën familjarë, miq, si dhe figrura të shquara të artit dhe politikës.

Ferri u largua nga kjo botë, një ditë më parë, në moshën 59-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme, duke lënë pas të shoqen dhe vajzën, ndërsa prej pak kohësh Ferri ishte bërë edhe gjysh.

Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si "Dhe vjen një ditë", "Vitet e pritjes", "Gjoleka djali i Abazit", etj.