Përdhunimi i 15 vjeçares nga roja/ Të rinjtë marshim në Shkodër: Kastrim për pedofilët dhe të skedohen

8 Qershor 2020, 17:15

SHKODËR- Një grup të rinjsh kanë zhvilluar një marshim në pedonalen e qytetit të Shkodrës, nisur nga ngjarja që tronditi opinionin publik, përdhunimi i 15-vjeçares nga roja e shkollës.

Ky marshim nuk është vetëm sensibilizues, por janë bërë publike edhe 5 kërkesa, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla. Mes kërkesave të të rinjve, është kastrimi kimik i pedofilëve dhe krijimin e një regjistri Kombëtarët të të Dënuarve për Krime Seksuale kundër fëmijëve.